Lajme

Bulliqi: Balloci e ka vulosur fitoren e madhe të 12 tetorit

10/03/2025 11:57
nga:N K

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 12 tetorit në Podujevë, Shpejtim Bulliqi, njëkohësisht kryetar aktual i Podujevës, në një postim të fundit ka njoftuar se është takuar me qytetarët e Ballocit dhe u shpreh se ky fshat tashmë e ka vulosur fitoren e madhe të 12 tetorit, raporton GazetaBlic.

I njejti para qytetarëve tha se vendit i ka munguar një qeverisje e përgjegjshme dhe një qeverisje e cila punon tërë kohën për Podujevën.

Kryetari Bulliqi u bëri thirrje qytetarëve të Ballocit që ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandiatët e saj në listën zgjedhore.

Postimi i tij i plotë: