Sporti

Shifra të dobëta të Abraham tek Roma, Mourinho ka një mesazh për të

11/08/2022 18:11
nga:Mergim Rreci

Jose Mourinho nuk është shumë i kënaqur me shifrat e Tammy Abraham këtë sezon dhe ishte në dilema nëse sulmuesi anglez po mendon tashmë për Kupën e Botës.

“Abrahami ka qenë i hutuar. Nuk e di nëse ka ndonjë problem apo po mendon për Botërorin”, tha trajneri i Romës duke folur për Tuttomercatoweb, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi anglez 25-vjeçar ka shënuar vetëm dy gola në Serie A dhe i fundit ishte më 12 shtator kundër Empolit.

Sezonin e kaluar Abrahami ishte në formë të shkëlqyer, duke shënuar 27 gola në 53 ndeshje, në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport/