Ish presidenti i skuadrës së Prishtinës, Remzi Ejupi ka reaguar në lidhje me diskutimet e mëdha për rolin e trajnerit tek Kombëtarja e Kosovës.
Sipas tij, Besnik Hasi është trajner i duhur për të qenë në krye të ‘Dardanëve’, por që fatkeqësisht emri i tij nuk respektohet, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai tha se në krye të FFK-së ka njerëz të lindur dhe të rritur inferiorë dhe të padijshëm, që për ta mbajtur këtë pushtet të vjedhur e të pamerituar, do të vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë futbollin tonë, e të mos respektojnë emra të mëdhenj si rasti i Besnik Hasit.
Ja postimi i tij i plotë:


