Sporti

Rafa Leao: Treguam se çfarë skuadre jemi, jam krenar për paraqitjen e ekipit

11/07/2023 23:27
nga:Mergim Rreci

Rafael Leao këmbëngul se fitorja 2-1 ndaj Paris Saint-Germain ‘u tregoi të gjithëve se çfarë skuadre është Milani në shtëpi.

Fitorja e Milanit ishte absolutisht e nevojshme këtë mbrëmje pasi Rossonerët grumbulluan vetëm dy pikë dhe asnjë gol në tre ndeshjet e deritanishme të Champions League, trasnsmeton GazetaBlic Sport.

Leao u shpall lojtari i ndeshjes nga UEFA dhe foli për Mediaset pas fishkëllimës së fundit.

“Çmimi duhet të shkojë për të gjithë ekipin sonte. Ne u treguam të gjithëve se çfarë është Milani në shtëpinë tonë. Jam pa fjalë, kaq krenar për ekipin tim, kemi punuar jashtëzakonisht shumë dhe jam shumë i lumtur”, tha Leao.

“Kjo ndeshje ishte ajo që mund të ndryshonte gjithçka në grupin tonë dhe fitorja ishte gjëja më e rëndësishme. Ne fituam, tani duhet të na japë besimin për të vazhduar dhe për të arritur në krye të grupit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/