Lajme

Deputetja e LDK-së: Gjilani ka mbetur aty ku e la Luta, kthehemi shpejt

10/25/2023 20:04
nga:Sh R

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi nëpërmjet një statusi në Facebook ka kritikuar pushtetin lokal të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan duke thënë se komuna ka mbetur aty “ku e la Luta”.

Më tutje, ajo ka thënë se asnjë projekt e asnjë punë nuk është bërë këto dy vite përveç siç thotë ajo degradimit, nepotizmit, arrogancën e mosdijes.

“Bashkë, do ta kthejmë në rrugën e re, në rrugën e drejtë, do të vazhdojmë me projektet e nisura e do të përfundojnë vetëm me Lutën dhe LDK në Gjilan.”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë: