Sporti

Barcelona konfirmon qëndrimin për Demeble, lojtari i pavendosur për të ardhmen e tij

04/19/2022 14:17
nga:Mergim Rreci

Jordi Cruyff, këshilltari sportiv i Barcelonës, ka treguar edhe një herë besim në vazhdimësinë e Ousmane Dembele, kontrata e të cilit me skuadrën katalanase përfundon qershorin e ardhshëm.

“Dembele është një lojtar i rëndësishëm, i cili bën diferencën. Tashmë e kemi parë. Ne kemi nevojë për lojtarë të tillë. Ne duam që ai të vazhdojë dhe ai dëshiron të vazhdojë, do të shohim nëse do të arrijmë një marrëveshje”, theksoi Cruyff në një deklaratë për kanalin e Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujotjmë se 24-vjeçari francez u transferua tek Barcelona nga Borussia Dortmund në sezonin 2017/2018, për 140 milionë euro dhe përfundon kontratën e tij me katalunasit këtë sezon.

Ai është lidhur me një kalim të mundshëm tek PSG, por që paraqitjet e tij të fundit e kanë kthyer vëmendjën e Barcelonës, me klubin që dëshiron të vazhdojë së paku edhe për dy vite.

/GazetaBlic Sport/