Sporti

Ish trajneri i Brazilit: Vinicius Junior bën gjëra të pakuptimta, nuk ka racizëm në asnjë moment ndaj tij

11/13/2024 12:30
nga:Mergim Rreci

Vanderlei Luxemburgo, ish trajneri i Brazilit, kritikoi qëndrimin e Vinicius Junior në fushë.

“Racizmi në futboll trajtohet si një gjë krejtësisht tjetër. Unë mendoj se Vinicius e shkakton këtë persekutim, ai bën gjëra të pakuptimta. Kundërshtari ia kthen topin me mirësjellje, ai e merr dhe e hedh në tokë”, tha ai në podcastin Benja Me Mucho, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ata ia kthyen topin përsëri, ai e hodhi në tokë dhe filloi të tallej. Ai provokon. Kjo është një fushë futbolli, duelet janë normale. Kjo nuk është kishë apo teatër”, shtoi ai.

Ish-trajneri i klubeve si Real Madrid , Palmeiras dhe Flamengo, gjithashtu përjashtoi mundësinë që Vinícius Junior të ishte në disavantazh në garën për Topin e Artë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. “Nuk ka të bëjë fare me racizmin. Racizmi në futboll trajtohet ndryshe.”

/GazetaBlic Sport/