Sporti

Real Madridi mund të shpallet kampion i La Ligës të dielën e ardhshme

04/19/2022 09:24
nga:Mergim Rreci

Reali i Madridit mund të shpallet kampion i La Ligës të dielën e ardhshme, pa luajtur.

Për të nisur festa, “Los Blancos” duhet të fitojnë të mërkurën, në Pamplona, ​​dhe Barcelona të mos shkojë përtej barazimit kundër Real Sociedadit (e enjte) dhe Rayo Vallecanos (e diel) dhe që Atlético të barazojë edhe në “Wanda Metropolitano” kundër Granadës (e mërkurë).

Në garën për Chjampionsin, barazimi mes Betisit dhe Real Sociedadit të premten ishte në favor të Sevillas dhe Atléticos, me “Los Colchoneros” që e përfituan duke mundur Espanyolin në frymën e fundit. Kanë mbetur shumë duele të drejtpërdrejta dhe emocione të forta.