Barcelona dhe Manchester United do të përballen sot në Europa League në kuadër të Playoffit të fazës së 1/16’tës së kësaj gare.
Të dy skuadrat po kalojnë formë të mirë në ligat përkatëse, aty ku Barcelona është lidere në La Liga, kurse ekipi i Ten Hag ka gjetur formën duke fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e sotme do të luhet me fillim nga ora 18:45 në “Camp Nou“, kurse para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet zyrtare.
Këto janë 11’shet që do të startojnë:
Barcelona XI: Ter Stegen, Koundé, Araujo, Marcos, Alba, Kessie, De Jong, Pedri, Gavi, Raphinha, Lewandowski
Manchester United XI: De Gea, Wan-Bissaka, Varane, Shaw, Malacia, Casemiro, Fred, Rashford, Bruno, Sancho, Weghorst
/GazetaBlic Sport/


