Sporti

Bastet e shohin super favorite skuadrën e Celjes, Drita kërkon të dëshmohet në fushë

02/26/2026 16:27
nga:Mergim Rreci

Kampionia e Kosovës, Drita sonte në udhëtim përballet me skuadrën sllovene, Celje.

Celje dhe Drita do të ballafaqohen në ndeshjen kthyese të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës.

Skuadra kosovare synon përmbysjen e rezultatit të parë që flet në favor të Celjës prej 3-2.

Analizuar në kuotat e basteve, skuadra sllovene shihet si favorite e madhe, me fitoren e saj që vlerësohet me 1.39, kurse fitorja e Dritës ka vlerën prej 8.15.

/GazetaBlic Sport/