Sporti

Andriy Shevchenko është president i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës

01/25/2024 12:54
nga:Mergim Rreci

Andriy Shevchenko është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Ish-sulmuesi i Dynamo Kievit, Milanit dhe Chelseat ishte i vetmi kandidat në zgjedhjet e zhvilluara sot gjatë Kongresit të XXVI të Federatës, që u mbajt në Kiev, përcjell GazetaBlic Sport.

Sheva ka marrë 93 vota nga 94 votues . Nominimi i tij u shoqërua me duartrokitje të gjata nga delegatët. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, legjenda e futbollit ukrainas ishte në krye të kombëtares si trajner.

Menjëherë pas zgjedhjeve mbërritën urimet nga Milani, klubi me të cilin Shevchenko shkroi faqe të paharrueshme historie të futbollit botëror.