Anësori i Manchester United, Alejandro Garnacho raportohet se ka rënë dakord të bashkohet me Napolin.
Napoli i ka ofruar Manchester United një zbritje për Victor Osimhen për të ulur çmimin e kërkuar për argjentinasin, transmeton GazetaBlic Sport.
Sky Sport Italia dhe Il Mattino raportojnë se Garnacho ka arritur një marrëveshje me Napolin.
Sipas gazetës me bazë në Napoli, argjentinasi i ka thënë Manchester United se dëshiron të transferohet në ‘Stadio Maradona’ këtë muaj.
/GazetaBlic Sport/