Sot mësohet edhe finalisti i dytë në ‘Euro 2024’.
Holanda dhe Anglia synojnë ‘biletën’ për finalen që zhvillohet të dielën në Berlin, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbrëmë, Spanja e mposhti Francën dhe u bë kombëtarja e parë që siguron një vend për ndeshjen më të rëndësishme të vitit në nivel të kombëtareve në Evropë.
Anglia është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit konkurruese, por që Holanda po kalon poashtu në një moment të jashtëzakonshëm.
Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/