Sporti

Suhareka fiton derbin e madh ndaj Dinamos, merr vendin e parë

03/29/2024 16:54
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Suharekës e ka fituar derbin e madh ndaj Dinamos.

Të drejtuarit e Arsim Thaçit kanë triumfuar me përmbysje në ndeshjen e zhvilluar në Ferizaj, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 2, me Suharekën që ‘rrëmben’ vendin e parë, kurse Dinamo zbret në vendin e dytë.

Drilon Sadiku realizoi për skuadrën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, kurse Berisha dhe Zeka shënuan në pjesën e dytë për fitoren e madhe të Suharekës.

/GazetaBlic Sport/