Sporti

Jimmy Bulter i jashtëzakonshëm, realizon 42 pikë në fitoren e madhe të Miami Heat ndaj Milawaukee Bucks

04/27/2023 08:20
nga:Lorik J

Jimmy Butler shënoi 42 pikë ndërsa Miami Heat bëri një tjetër rikthim mahnitës për të larguar Milwaukee Bucks nga play-off-i i NBA-së në kohën shtesë të mërkurën.

Butler, i cili shënoi 56 pikë në një fitore të madhe në ndeshjen e katërt të hënën, solli një tjetër shfaqje fantastike, pasi Miami përfundoi një triumf 4-1 me një fitore 128-126.

Heat realizoi një nga momentet më mahnitëse të sezonit, duke detyruar kohën shtesë kundër Bucks në lojën 5 falë disa realizeve nga Jimmy Butler.

Butlet realizoi 42 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime, duke dhuruar një “show” të vërtetë.

Ja pamjet e ndeshjes fantastike të tij: