Sporti

Ibrahimovic e Rebic mund të mungojnë në derbi ndaj Interit, lajmi i mirë për Piolin vjen nga Tomori

02/03/2022 17:40
nga:Mergim Rreci

Sipas Sky Sport Italia, Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebic ka mundësi të mungojnë në “Derby della Madonninan” e së shtunës, ndërsa Fikayo Tomori mund të jetë i disponueshëm.

Futbollistët e Stefano Piolit u stërvitën në Milanello në mëngjes, por sipas Sky Sport Italia, Ibrahimovic nuk u bashkua me shokët e tij në seancën stërvitore, përcjell GazetaBlic Sport.

Suedezi ka punuar në palestër dhe ende nuk është kthyer në stërvitje në grup që nga lëndimi i fundit të Serie A kundër Juventusit më 23 janar.

Ante Rebic gjithashtu mund të jetë poashtu jashtë ndeshjes kundër Interit pasi kroati raportohet se është stërvitur përveç pjesës tjetër të grupit, edhe pse në fushë.

Lajmi i vetëm i mirë mund të jetë Tomori, i cili sot u stërvit pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës. Ish-mbrojtësi i Chelseat mund të jetë i disponueshëm për Derby della Madonnina, por mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë mjaftueshëm i aftë për të startuar.

/GazetaBlic Sport/