Sporti

Real Madrid – Osasuna, formacionet e mundshme të finales së Kupës së Mbretit

05/06/2023 09:35
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe Osasuna do të përballen sonte në finalen e Kupës së Mbretit.

Ky takim do të fillojë në ora 22:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘De La Cartuja’ në Sevilla, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren, me qëllim që të fitojnë trofeun e madh.

Në gjysmëfinale, Real Madrid e mposhti Barcelonën, kurse Osasuna e eliminoi Athletic Bilbaon.

Ja formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Camavinga; Valverde, Tchouameni, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius

Osasuna: Herrera; Moncayola, Aridane, D Garcia, Cruz; Torro, M Gomez; R Garcia, Oroz, Ezzalzouli; Kike Garcia;

/GazetaBlic Sport/