Lajme

Abdixhiku pas takimit me të rinjtë e LDK-së: Rrugën e bëjmë bashkë

10/05/2024 22:21
nga:Sh R

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), u mblodh me 100 të rinj vullnetarë në Rugovë.

“Guxoni me vepru politikisht. Guxoni me besu djathtë. Guxoni me qenë aktiv në secilin veprim tuajin dhe guxoni me kërku që ëndrrat që i keni pasë e që i keni, që janë ëndrrat më të bukura që mundet me i pasë ndokush, bëhen realitet. Unë kam përcaktuar rrugën e ardhshme të Kosovës, por këtë rrugë s’e bëj vetë.” – ishin disa nga fjalët e kreut të LDK-së drejtuar të rinjve vullnetarë.

Abdixhiku theksoi se këta të rinj dhe të reja do të jenë aktivë në çdo qytet dhe hapësirë ​​publike, duke i inkurajuar bashkëmoshatarët e tyre që të bashkohen në ndërtimin e një vizioni kolektiv për të ardhmen e Kosovës.