Ish-sulmuesi i Napolit, Juventusit dhe Milanit, Gonzalo Higuain mohon se do të pensionohet në fund të sezonit.
Babai i tij Jorge pohoi të martën se ish-ylli i Serie A do të tërhiqej në fund të sezonit, por Higuain tani e ka sqaruar pozicionin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte një keqkuptim, mund të ndodhë, por nuk ka të bëjë me realitetin”, tha Higuain në një intervistë të lëshuar nga klubi i tij.
“Unë jam plotësisht i përkushtuar ndaj klubit dhe ditën që do të marr këtë vendim, do të jem ai që do ta them. Vetëm unë. Ajo që thotë babai im apo njerëzit e tjerë, nuk ka të bëjë fare me atë që bëj unë.
“Unë do të jem i pari që do të them diçka, tani po mendoj vetëm për këtë klub dhe po shoh kontratën time këtu”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


