Lajme

Hoxhaj tallet me qeverinë Kurti nga Banja e Dobërqanit: Po ia dërgoj do ujë shërues

01/25/2025 11:26
nga:Sh R

Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë një mesazh pozitiv në rrjetet sociale duke promovuar Banjën e Dobërçanit në Gjilan, një destinacion i njohur për përfitimet e saj shëndetësore.

“Në këtë ditë të bukur me diell ju prezantoj Banjën e Dobërqanit në Gjilan. Vizitojeni!” – shkruan Hoxhaj në postimin e tij.

Duke i ditur përfitimet që ky ujë sjell për shëndetin, Hoxhaj derisa po qëndronte me disa përkrahës, tha me humor se këtë ujë është mirë që t’ia dërgojmë qeverisë së kaluar.

“Qeverinë që e kemi pas, ka qenë një qeveri e cila nuk ka pas fort vizion. Nuk u kanë largpamëse. Po ua çoj një shishe sapo të kthehem në Prishtinë. Edhe për lukth se a e ke pa, është agresiv në fushatë, ta shoh t’ia çoj pak ujë.”, është shprehur Hoxhaj në humor.