Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80-të, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit.
Megjithatë, ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.
Simaku u zhvendos në SHBA dhe për vite me radhë nuk pati lajme për të, derisa një video e shpërndarë ngriti kuriozitetin dhe debatet në rrjetet sociale.
Në video shfaqet një grua me zë dhe portret që ngjajnë shumë me Parashqevi Simakun, e cila u transmetua në kanalin e njohur të New York-ut, “ABC7”.
Në video, gruaja identifikohet si “Simaku Nolfe” dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë.
Lidhur me këtë video, Blendi Fevziu tha se është e vërtetë që është ajo dhe se nuk e ka gjendjen e mirë financiare.
“Po është Parashqevi Simaku që u largua në vitet 1991 drejt SHBA-së. Të gjitha informacionet më thonë se sot ajo është e pastrehë pa asnjë ndihmë financiare jeton me ndihmat që merr. Më kanë kontaktuar njerëz që merren me gjetjen e personave, sa i kanë folur shqip ajo reagon dhe largohet nuk dëshiron të i kontaktoj”, tha Fevziu.
@blendifevziubf Historia e trishte e Parashqevi Simakut #blendifevziu #abc7ny #parashqevisimaku