Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante me të dyja skuadrat që duan të kurorëzohen me trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.
Skuadra e Dukagjinit arriti deri në finale pas një sezoni shumë të mirë nën urdhërat e trajnerit kosovar, Armend Dallku.
Ish futbollist i kësaj skuadre, Jeton Dushi i ka uruar fat klubit nga Klina me anë të një mesazhi nga Zvicra.
Ai u largua nga futbolli kosovar dhe vendi ynë javën e kalaur për të jetuar në shtetin helvetik.
“Është nata e ndeshjes finale sonte , së pari dua t’i përshëndes qytetarët e Klinës dhe gjithë klubin e Dukagjinit e ne veqanti ju uroj shumë suksese bashkëlojtareve të mi dhe shtabit teknik. Vërtetë është ndjenjë e veçantë të luash në finale ku shpresoj dhe besoj se sonte do të del fituese e ndeshjes ekipa e Dukagjinit dhe ju them bashklëojtarëve të mi që fizikisht nuk jam me ta, por me zemër dhe mendje do të jem gjithmonë me ta, forca Dukagjini” tha Dushi për GazetaBlic Sport.
/GazetaaBlic/


