E lindi pas 13 vitesh, por nuk mundi t’a shijonte rritjen e tij pasi e humbi shumë shpejt, djalin e saj të vetëm në rrethana ende të dyshimta.
Prej katër vitesh lotët nuk i janë tharë nga sytë por nuk pushon në asnjë moment të vetëm së kërkuari drejtësi për djalin e saj të cilin e rriti jetim.
Kjo është Kumrije Temaj, nëna e Jeton Temajt i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta në vitin 2022 e ku e njëjta pretendon se rasti nuk ishte aksident automobilistik por vrasje.
Në një rrëfim jashtëzakonisht emocionues, me shumë lot e dhimbje nëna e Jetonit na tregon për dokumentarin “Exopose” gjithçka ndodhi ditën e kobshme të 27 majit të vitit 2022.
Zonja Kumrije mes dhimbjes që po i buçet nga kraharori rrëfen ditën e fundit me djalin e saj të vetëm dhe telefonatën e fundit me të, para se ai mos t’i hapte sytë më dhe binte në koma për tre javë dhe më pas të humbte jetën.
“Unë jam Kumrie Temaj, fshati Shtupel komuna e Klinës, tani jetoj në komunën e Skënderajt. Djali e ka patur emrin Jeton Temaj, jetim e kam rritur pas 13 vitesh e kam pas. Jetën e kam patur me djalin shumë të lumtur dhe djali asnjë problem s’e ka pas. Rasti ka ndodh me 27 maj 2022, djalin e kam patur në koma tre javë dhe pastaj ka vdek. Me datën 27 qershor i bën katër vjet që ka ndërru jetë. Atë ditë në mëngjes u qu, ja përgatita mëngjesin , pastaj së bashku me një djal të afërt të gjakut kanë shku dhe kanë punu gjithë ditën. Në mbrëmje ka ardhë e ka marr me veturën e tij tek shtëpia dhe ai personi tek i cili kanë punuar gjithë ditën u ka dhënë bukë në Zllakuqan. Kanë shku, pasi u bë mbrëmje e kam thirr në telefon dhe ai m’i ka përmend katër persona, Rai Temaj, Murat Temaj që janë vëllezër, Behar Temaj që është djali i axhës së burrit dhe Smajl Gashi. S’e kanë thirr ndihmën e shpejtë dhe as mua dhe vetëm pas 1 ore e gjysëm e kanë thirr djalin e mixhës, Bislim Temaj, ku i kanë thënë njoftoje familjen se Jetoni u rrëzu… ma tjetër gjë ne s’kemi ditur. Kur kam shku në QKUK çfarë të shoh tek djali, pa vetëdije dhe me oksigjen në hundë me gjakderdhje në qafë” tha mes lotësh nëna e Jetonit për “Expose”.
Nëna e Jetonit rrëfen për dokumentarin “Expose” se është informuar nga mjekët ligjorë se nuk mundet rrëzimi nga bagazhi i automjetit të shkaktojë lëndime të tilla siç në fillim u pretendua se ishte.
Ajo tha se djali i saj Jetoni kishte patur lëndime të shumta në kokë dhe trup.
VIDEO:


