Daniel Agger ishte i njohur si një mbrojtës i ashpër gjatë kohës së tij në Liverpool.
Agger iu bashkua Liverpoolit nga Brondby në 2006 dhe kaloi nëntë sezone në Premier League përpara se të kthehej në Brondby në 2014, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi danez bëri 232 paraqitje për Reds gjatë kohës së tij në Merseyside dhe i ndihmoi ata të fitonin Kupën e Ligës në 2012.
Agger doli në pension në moshën vetëm 31-vjeçare në vitin 2016, pas një karriere duke marrë ilaçe kundër dhimbjeve për të kontrolluar problemet e shpinës dhe ka bërë një jetë interesante pas futbollit.
37-vjeçari hapi një kompani të ujërave të zeza në vitin 2013, sipas The Sun, të quajtur KloAgger, përkthyer afërsisht në “Agger Toilet”, dhe investoi fillimisht 450,000 £ në kompani.
Poashtu,Agger po menaxhon NordicBet Liga Side HB Koge, të cilin e mori përsipër qershorin e kaluar, me ish-shokun e skuadrës në Danimarkë Lars Jacobson si ndihmës të tij.
/GazetaBlic Sport.


