Cult

“Jetë bre të dua”, i biri i Vjosa Berishës kujton nënën e ndjerë me fotot e veçanta

10/24/2022 13:26
nga:G C

Producentja Vjosa Berisha, humbi betejën e gjatë me sëmundjen e rëndë më 23 qershor të këtij viti duke i lënë një boshllëk artit dhe kulturës shqiptare.

Ajo la pas partnerin e saj regjisorin e njohur, Fatos Berisha dhe djalin e tyre Lekë, por veç tyre edhe shumë projekte që mbushnin jetën e saj dhe të qytetarëve.

Por bashkëshorti dhe djali i saj përfunduan një ndër projektet e saj, “PriFest”.

Me një video të mbushur me fotot nga momentet e saj më të bukura, Leka e ka kujtura sot të ëmën duke shkruar: Jetë bre të dua.