Lajme

Jeta Statovci takon qytetarët e Prishtinës: Me përkushtim, energji dhe besim, ky takim konfirmoi qëndrimin tonë për siguri dhe begati

12/18/2025 19:50
nga:G B

Kandidatja e Guxo për deputete, Jeta Statovci, ka takuar sot qytetarët e Prishtinës, raporton Gazeta Blic.

“Folëm për projekte me rëndësi, si investimi prej 400 milionë eurosh për ndërtimin e pesë digave të reja, paga minimale që do të vazhdojë të rritet çdo vit, paga mesatare në sektorin publik mbi 1,000 euro në muaj, si dhe shtesat për fëmijë dhe mbështetjen për lehonat”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Mëngjesin e nisëm bashkë me ministren Gërvalla, ku takuam për kafe qytetarët e Prishtinës për të vazhduar bisedën rreth programit. Folëm për projekte me rëndësi, si investimi prej 400 milionë eurosh për ndërtimin e pesë digave të reja, paga minimale që do të vazhdojë të rritet çdo vit, paga mesatare në sektorin publik mbi 1,000 euro në muaj, si dhe shtesat për fëmijë dhe mbështetjen për lehonat.

Me përkushtim, energji dhe besim, ky takim konfirmoi qëndrimin tonë për siguri dhe begati.

116

Donika Gërvalla-Schwarz 3

Jeta Statovci 17