Jeta Statovci, kandidate e VV’së për deputete me numrin 26 ka theksuar rëndësinë e datës 9 shkurt, duke e konsideruar këtë ditë si një mundësi për forcimin e demokracisë dhe konsistencës në politikën kosovare, raporton GazetaBlic.
Ajo shprehu besimin se përbashkimi që ka fituar besimin e qytetarëve ka forcë dhe dinjitet, dhe do të vazhdojë të përfaqësojë interesin e Republikës dhe të qytetarëve.


