Lajme

Jeta Statovci: 1 miliardë euro për ushtrinë, siguria është shtylla e stabilitetit të shtetit

02/06/2025 20:13
nga:Genita C

Jeta Statovci nga Lëvizja Vetëvendosje me numrin 26, si kandidate për deputete,  ka theksuar rëndësinë e sigurisë për stabilitetin e shtetit, duke shtuar se, gjatë këtij mandati, do të investohen 1 miliardë euro për forcimin e ushtrisë, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se siguria është një shtyllë kyçe për zhvillimin dhe mbrojtjen e Kosovës.