Lajme

Jeta Rafuna: Së bashku me Lumir Abdixhikun Kryeminister do t’a kthejmë shpresën tek të rinjtë e do t’i mbështesim fort

02/07/2025 22:40
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së me numër 45, Jeta Rafuna-Hasani, ka ndarë një video në rrjetin social Facebook.

Rafuna tha se gjatë fushatës ka takuar shumë të reja e të rinj të pa shpresë qe po konsideronin mundësi të largimit!

Ajo kërkoi një mundësi të jetë zëri i tyre në parlament dhe tha se besimin e tyre do ta kthejë në punë e angazhim.

“Ne, LDK me Dr. Lumir Abdixhiku Kryeminister do të iu kthejmë shpresën, do të ju mbështesim fortë e t’ju krijojmë kushte për jetesë me dinjitet, edukim, punësim e zhvillim.Më jepni mundësinë të jem zëri juaj në Parlament, e besimin tuaj do t’a kthej në punë e angazhim të përditshëm për të rejat e të rinjt tanë, për secilin pa dallime” shkruan Rafuna-Hasani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të dashur të reja e të rinj,

Përgjatë kësaj fushate kam takuar shumë të reja e të rinj të pa shpresë, qe po konsideronin mundësi të largimit!

Ne, LDK me Dr. Lumir Abdixhiku Kryeminister do të iu kthejmë shpresën, do të ju mbështesim fortë e t’ju krijojmë kushte për jetesë me dinjitet, edukim, punësim e zhvillim.

Më jepni mundësinë të jem zëri juaj në Parlament, e besimin tuaj do t’a kthej në punë e angazhim të përditshëm për të rejat e të rinjt tanë, për secilin pa dallime.

Pra, më duhet mbështetja e juaj, e secilit për fitoren tonë.

✅ 124 është numri i LDK-së.

✅ 1 është numri i Kryeministrit në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku.

✅ 45 është numri im, Jeta Rafuna Hasani.

Ju faleminderit secilit për mbështetjen masovike dhe emocionet e forta që m’keni dhuru! 💙