Jeta Rafuna nga LDK, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka njoftuar se do të rikandidojë për një mandat të ri në Asmable në komunën e Prishtinës, raporton GazetaBlic.
Rafuna njofton se në këtë garë do të mbaj numri 7, numër ky i cili përfaqëson vazhdimësinë e punës dhe angazhimit për një Prishtinë më të zhvilluar dhe funskionale për të gjithë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Gjatë këtyre katër viteve kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të shërbej si Asambleiste në Kuvendin Komunal të Kryeqytetit, si dhe të udhëheq Grupin e Asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë këtij mandati kemi ngritur zërin për interesat e qytetarëve, kemi mbrojtur transparencën dhe kemi propozuar zgjidhje konkrete për zhvillimin e Prishtinës sonë dhe kam mbrojtur në vazhdimësi politikat e LDK-së.
Me përvojën e fituar në disa mandate dhe me përkushtimin e pandalur për qytetin tonë, rikandidoj për një mandat të ri në Asamble, për të vazhduar punën që kemi nisur së bashku për transformimin e Prishtinës💙
Në këtë garë mbaj numrin 7, një numër që përfaqëson vazhdimësinë e punës dhe angazhimit tim për një Prishtinë më të zhvilluar, më të pastër dhe më funksionale për të gjithë.
Bashkë mund të shkojmë më përtej sfidave dhe të ndërtojmë një Kryeqytet, ku secili ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar.
Unë jam Jeta – dhe me numrin 7 vazhdojmë rrugën që e nisëm, për një Prishtinë që e do jetën.


