Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 45, Jeta Rafuna, ka shprehur kënaqësinë e saj për takimin e zhvilluar me banorët e Kalabrisë, organizuar nga familja Qoqaj, raporton GazetaBlic.
Ajo falënderoi për mbështetjen dhe organizimin, duke theksuar se dinamika e jashtëzakonshme e secilës ditë i jep ekipit të LDK-së energji për një fitore të madhe.
Rafuna shtoi se mbështetja e madhe po vijon nga gratë, burrat dhe të rinjtë, për programin e LDK-së.
E plotë:
Sot kisha nderin dhe kënaqësinë të takoj banorët e Kalabrisë me ftesë dhe organizim të familjes Qoqaj, të cilët i falënderoj për ftesën, organizimin dhe mbështetjen e madhe për ekipin tonë të LDK-së.
Dinamika e jashtëzakonshme e secilës ditë po na mbush me energji për fitoren e madhe të LDK.
Në secilën pjesë, nga gratë, burrat dhe të rinjtë po marrim mbështetje të madhe për programin dhe Kryeministrin në ardhje, Dr. Lumor Abdixhiku.
Lumir Abdixhiku 1 ✅ | Jeta Rafuna Hasani 45 ✅