Lajme

Jeta Rafuna Hasani: Hajvalia si çdo lagje e pjesë tjetër, është ringritur për fitoren tonë të madhe

1 muaj më parë
nga:Mergim Rreci

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna Hasani ka njoftuar për takimin në Hajvali.

Ajo tha se Hajvalia si çdo lagje e pjesë tjetër, është ringritur për fitoren tonë të madhe.

“Vizioni ynë Hajvalinë po e transformon e zhvillon çdo ditë, duke ndërtuar një qytet të ri aty, e të gjitha këto me qeverisjen lokale, por tani me Dr. Lumir Abdixhiku Kryeminister do ta transformojmë rrënjësisht përmes projejteve kapitale, siç është unaza e kryqytetit e shume projekte tjera infrastrukturore, sportive dhe jo vetëm”, ka shkruar tutje, kandidatja për deputete.