Kandidatja për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna-Hasani ka thënë se partia e saj synon të ndërtojë një Kosovë, ku secili prej nesh jeton në prosperitet, ndjehet i përfaqësuar, ndjehet i sigurtë dhe ka mundësi për zhvillim, raporton GazetaBlic.
Ai tha se ne nuk premtojmë mrekulli, por angazim maksimal për të zgjidhur problemet, për të bërë ndryshime pozitive.
Po ashtu, Rafuna-Hasani thekson se dëshironë që zëri i tyre të dëgjohet qartë e fuqishëm.
“Ne nuk premtojmë mrekulli, por angazim maksimal për të zgjidhur problemet, për të bërë ndryshime pozitive. LDK me programin “Rruga e Re”, synon të ndërtojë një Kosovë, ku secili prej nesh jeton në prosperitet, ndjehet i përfaqësuar, ndjehet i sigurtë dhe ka mundësi për zhvillim. Kuvendi është vendi ku merren vendimet më të rëndësishme për jetën tonë. Unë dua që zeri ynë të dëgjohet qartë dhe fuqishëm”, tha Rafuna-Hasani përmes një videoje të publikuar në Facebook.


