Një dokumentar nga Burgu për femra në Lipjan vjen sonte në kuadër të emisionit Expose, prodhim i Gazeta Blic.
Në këtë dokumentar do të dëgjoni rrëfime nga të burgosura për jetën brenda katër muresh, veprat që i ngarkojnë, e pendimin për atë që kanë bërë.
Po ashtu, do të njiheni me kushtet brenda këtij burgu, sfidat, trajtimin, punët që bëjnë e trajnimet që u ofrohen të burgosurave.
Drejtori i këtij burgu, Ylber Topalli, tregon për Expose për sfidat me të cilat përballen dhe çka duhet të përmirësohet.
Për më shumë detaje, ndiqeni emisionin “Expose” live në Kanal 10 dhe në kanalin zyrtar të GazetaBlic në Youtube, duke filluar nga ora 21:00.


