Së fundmi Zaniolo ka refuzuar të luajë për Romën në ndeshjen ndaj Spezias pasi ka kërkuar hapur një transferim te Milani, por ky transfer nuk ndodhi.
Te Roma refuzuan ta shesin Zaniolin për shkak të mënyrës sesi e realizoi të gjithën dhe i thanë se nuk kishte lidhje me transferimin te Milani.
Për t’i bërë gjërat më keq për të, drejtuesit e Romës përgatitën hakmarrjen dhe pranuan ofertën e Bournemouth ku Zaniolo nuk dëshiron të shkojë fare, por ai mori një mesazh të qartë se kjo është e vetmja ofertë që do të pranojnë për të.
Duke kërkuar një transferim te Milani, Zaniolo krijoi ferr për veten e tij te Roma dhe nëse nuk shkon në Bournemouth, ndoshta nuk do të luajë më deri në fund të sezonit, sepse Jose Mourinho e kishte inat shumë që refuzoi të luante kundër Spezias.
Por duket se ky është problemi më i vogël i Zaniolo tani, duke qenë se tifozët e Romës i kanë kthyer shpinën dhe këtë e kanë bërë të qartë me parullat që kanë ngritur në Romë.
“Zaniolo tradhtar, bastard pa nder”. “Pesë milionë? Ndoshta shkelma në b*th”, janë vetëm disa nga parullat që gjenden në Romë, dhe pranë qendrës stërvitore të klubit.
Tifozët thanë se nuk do ta falin për një tradhti të tillë dhe qëndrimi në Romë duket se është alternativa më e keqe për të.
Pas ndjekjes që u krijua rreth tij, ka folur edhe nëna e tij Franceska Costa, e cila kritikoi tifozët e Romës, pasi beson se kanë kaluar çdo kufi duke fyer djalin e saj.
“Kjo valë urrejtjeje ndaj djalit tim ka shpërthyer dhe është një shfaqje e panevojshme urrejtjeje. Duhet të ndalet sa më parë sepse ai nuk e meritonte”, tha Françeska.
/GazetaBlic


