Hasbulla është emri i cili me siguri njihet nga gjysma e botës. Djali nga Dagestani fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm në mbarë botën me videot e tij në rrjetet sociale dhe ai dinte si ta përdorte atë popullaritet.
20-vjeçari po bën një punë të shkëlqyeshme dhe po bën ‘jetë fantastike’. Ai së fundmi nënshkroi kontratë një milion dollarëshe me UFC dhe thuhet se paguhet më shumë se shumica e luftëtarëve.
Hasbulla di të shijojë luksin që i ofrohet. Ai është shpesh në udhëtime për të cilat paguajnë sponsorët e tij dhe shuma të mëdha parash ndahen për të.
Avionët privatë, makinat luksoze dhe hotelet janë vetëm pjesë e jetës së re të një djali nga Dagestani, i cili, si pjesa dërrmuese e djemve nga ky rajon, është rritur në një mjedis të vështirë.
“Unë nuk e konsideroj veten të paaftë. Unë thjesht nuk jam duke u rritur, kjo është e gjitha. Kur eci shpejt, ndihem i lodhur”, tha Hasbulla Magomedov, duke shtuar:
“Adoleshentët e tjerë ulen në shtëpi dhe shkruajnë se jam i vonuar. Por më kanë zili”, tha ai.
/GazetaBlic Sport