Ajo është një nga këngëtaret që “koha për të ka ndalur” dhe prej vitesh edhe pse larg karrierës muzikore vazhdon të pëlqehet shumë.
Është fjala për këngëtaren e njohur, Ledina Çelo, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ndan me ta foto e video të ndryshme.
Së fundmi Ledina ka publikuar një foto ku shfaqet shumë elegante me një fustan lejla, me një të çarë shumë të gjatë.
“Jeta është më e bukur pas të dyzetave”, ka shkuar këngëtarja bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komplimente pafund.



