Sporti

Jesus për Xhakën: Është lojtar shumë intelegjent, jam i lumtur që luajmë bashkë

09/18/2022 16:23
nga:L J

Skuadra e Arsenalit fitoi me rezultatin 0:3 në udhëtim ndaj Brentfordit për të fituar tre pikë me rëndësi dhe për t’u kthyer në kreun e tabelës.

Saliba, Jesus dhe Viera realizuan golat për “Topçinjtë” në këtë ballafaqim, përcjell GazetaBlic Sport.

Granit Xhaka asistoi tek goli i dytë për Gabriel Jesus.

Pas ndeshjes, Jesus e lavdëroi Granit Xhakën, duke thënë se është shumë lojtar cilësor.

“Ai më asistoi për golin dhe jam shumë i lumtur që luaj me të, ai është një lojtar inteligjent dhe cilësor”, tha Jesus për Sky Sport.

/GazetaBlic Sport