Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka bërë një krahasim mes sulmuesit të Arsenalit, Gabriel Jesus, dhe Viktor Gyokeres, duke sugjeruar se braziliani duhet të jetë zgjedhja e parë në repartin ofensiv.
Gyokeres u transferua te Arsenali nga Sporting Lisbona për rreth 63 milionë paund, me synimin për të udhëhequr sulmin e “Topçinjve” këtë sezon.
Megjithatë, sulmuesi suedez ka hasur vështirësi në Premier League, duke shënuar vetëm pesë gola në 17 paraqitje dhe duke mos arritur ende të përshtatet plotësisht nën drejtimin e Mikel Artetës.
Edhe në fitoren bindëse 4-1 ndaj Aston Villës, Gyokeres nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë nga Gabriel Jesus.
Pas ndeshjes, Carragher u shpreh kritik ndaj zgjedhjes së Artetës për ta nisur suedezin titullar.
“E vetmja gjë negative e mbrëmjes për Arsenalin është se Gyokeres nuk duhet të nisë titullar, kur ke lojtarë si këta. Pas disa ndeshjesh, kur Jesus të jetë më në formë, ai duhet të startojë. Ai është lojtar më i mirë se Gyokeres – kjo është fakt,” u shpreh Carragher.
Deklarata e ish-mbrojtësit ka hapur debat në Angli, teksa presioni mbi Gyokeres dhe Artetën vazhdon të rritet në javët e ardhshme.

