Sporti

Jerome Boateng mund të dënohet me pesë vite burg, kjo është arsyeja

09/09/2021 13:44
nga:Mergim Rreci

Qendërmbrojtësi i Lyonit, Jerome Boateng do të dalë në gjykim në Mynih të enjten, më 9 shtator, për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me pretendimet e dhunës në familje kundër nënës së dy fëmijëve të tij, të cilat datojnë që nga viti 2018.

Gjyqi është shtyrë si rezultat i një dëshmitari që rezulton pozitiv me COVID-19, dhe avokati i Boateng ka konfirmuar se ai do të paraqitet në gjykatë sot, 9 shtator, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-partnerja i Boateng, i quajtur Sherin S, e akuzon atë për sulm ndaj saj gjatë një debati të dhunshëm tre vjet më parë, kur ata ishin me pushime.

Nëse Boateng shpallet fajtor, dënimi maksimal mund të jetë pesë vjet burg. Një vendim mund të nxirret që të enjten.

/GazetaBlic Sport/