Sporti

Jeremy Doku: Jemi ende në dhjetor, le të mendojnë se ka mbaruar lufta për titull!

12/05/2024 17:55
nga:E K

Manchester City arriti të thyejë serinë negative pa fitore në të gjitha garat duke fituar dje ndaj Nottingham Forest me rezultat 3-0.

Anësori i Cityt, Jeremy Doku ka komentuar mbi garën për titullin e Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne jemi ende në dhjetor. Nëse ata mendojnë se lufta për titull ka mbaruar, le të mendojnë ashtu. Ne do të tentojmë të fitojmë në çdo ndeshje që është e mundur. Dhe pastaj do shohim në fund”, u shpreh Jeremy Doku.

Manchester City është 9 pikë prapa liderit, Liverpool.

/GazetaBlic Sport/