Zv/ministrja e Arsimit, Edona Maloku, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Maloku përmes një postimi në Facebook.
“Për shkaqe subjektive, e kam të pamundur të vazhdoj më tej angazhimin tim në këtë detyrë dhe rrjedhimisht, i kam dorëzuar dorëheqjen time Kryeministrit Kurti” shkruan Maloku raporton Gazeta Blic.
“Takimin përshëndetës me Kryeministrin e zhvilluam në frymë shumë pozitive siç ka qenë edhe bashkëpunimi me të dhe gjithë kolegët e qeverisë gjatë kësaj detyre. Kryeministrin Kurti e falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë, mbështetjen dhe afërsinë e treguar në këto dy vite shërbim”
Postimi i plotë:


