Lajme

Jep dorëheqjen nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi

03/14/2023 11:46
nga:Y I

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu bëhet e ditur nga burime brenda kësaj partie.

“Arsyeja ende nuk dihet, por është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje” tha një burim brenda LDK-së

Mjekiqi ishte zgjedhur nënkryetare e LDK-së me 20 mars të vitit 2021.

Posa ishte emëruar në këtë pozitë, Mjekiqi kishte thënë se koha në të cilën ajo i ishte bashkuar LDK-së “nuk është më e mira”.

“Dje, me propozimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, dhe me mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm jam zgjedhur Nënkryetare e partisë. Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK morri përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh. E kuptoj që shumë prej jush ndjeheni të zemëruar me këtë rezultat”, kishte shkruar Mjekiqi në Facebook./Insjaderi/