Lajme

Jep dorëheqje sekretari i Irlandës së Veriut, Brandon Lewis

07/07/2022 08:41
nga:Q R

Sekretari i Irlandës së Veriut, Brandon Lewis ka dhënë dorëheqjen, duke u bërë anëtari i katërt i kabinetit që largohet nga posti i tyre.

Në letrën e tij ai thotë: “Një qeveri e denjë dhe e përgjegjshme mbështetet në ndershmërinë, integritetin dhe respektin, keqardhje e thellë personale për mua që duhet të largohem nga qeveria pasi nuk besoj më që ato vlera po mbahen”.

Tutje, ai u shpreh se ky nuk ishte një vendin aspak i lehtë për të, shkruan BBC.

“Një vendim për t’u larguar nga qeveria nuk merret kurrë lehtë, veçanërisht në një kohë kaq kritike për Irlandën e Veriut”, u shpreh Brandon Lewis.