Ka dhënë dorëheqje Drejtori për kulturë në Komunën e Skenderajt, Abdyl Ymeri.
Në një deklaratë të dhënë për Infokus, ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje vetëm për shkaqe personale.
“ Krejt, krejt veç për shkaqe personale, për kugjo tjetër. S’ka lidhje kurgjo me zhvillimet e fundit, vec për shkaqe personale”, ka thënë Abdyli.
Ky i fundit që dikur ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, është emëruar nga Bekim Jashari, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit më 7 maj të vitit 2020.
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde viziton sot Kosovën