Lajme

Jep dorëheqje drejtori i Agjensionit Kosovar të Privatizimit (AKP)

09/27/2021 17:47
nga:Gazeta Blic

Valon Tolaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues të AKP-së, raporton Gazeta Blic.

Lajmi është bërë i ditur përmes një shkrimi nga vetë Tolaj.

Ai i ka falenderuar të gjithë kolegët për punën e bërë deri më tani.

Tolaj ka treguar edhe arsyen e dorëheqjes nga Agjensionit Kosovar të Privatizimit.

Shkrimi i plotë:

Miq e kolegë,
Sot, zyrtarisht kam njoftuar Bordin e Drejtoreve me vendimin per doreheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues te AKP-se.

Falenderoj koleget, pa perjashtim, per bashkepunim per 3 vite me radhe. Ish anetareve te Bordit te Drejtoreve u jam morenjohes per mbeshtetjen, e poashtu

Bordin e Drejtoreve aktual per qasjen e korrektesine e tyre.

Drejtimi qe po merr procesi i transformimit te prones shoqerore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, me kane bere te vleresoj qe kontributi im i metutjeshem ne

AKP eshte panevojshem edhe me tutje.

VT