Lajme

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i AKP’së

09/18/2024 17:37
nga:Genita C

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se në mbledhjen e bordit të drejtorëve ka dhënë dorëheqje Drejtori Ekzekutib Arben Limani.

“Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me ç‘rast diskutoi dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit. Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime). Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare. “