“Por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dykahore. Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti, garancia dhe mundësia është veç serviliteti, do t’i kishin pasur ata që kanë shkuar jo unë”.
Kështu kishte deklaruar, kryeministri, Albin Kurti, teksa fliste për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Kosovës, në një kohë kur vetë zyrtarët amerikan kritikuan Qeverinë e Kosovës për moskoordinim dhe bashkëpunim.
E kështu me logjiken që e kishte shpjeguar Kurti marrë-dhënien, deputeti, Haki Abazi, ka treguar se “çka jep e çka do marrë” Kosova.
Sipas Abazit, Kurti po e largon vëmendjen nga themelimi Asociacionit ose siç e quante “Zajdenicës’ me disa veprime, si vizita e tij në veri të vendit.
“Marrëdhënie= Marrë+dhënie= Jep 24 hektarë Manastirit+ Liberalizimin për Serbët e Kosovës me Pasaporta të Serbisë dhe sanksionet nga BE, ndërsa merr një rekomandim për Këshillin e Evropës dhe kërkesën e re për zbatim të ZAJEDNICËS.
Me rëndësi kemi Diplo 365 , një vizitë befasuese në Veri për të zhvendosur vëmendjen nga takimi me QUINT ku Kurti premton zbatimin e ZAJEDNICËS pas zgjedhjeve sepse para zgjedhjeve siç thotë ai ‘që qytetarët nuk do ta votonin se do ta konsideronin tradhëti dhe kam dhënë mjaft me tokat e Manastirit’”, ka shkruar Abazi në Facebook.
“Të gjitha këto pas një loje një mujore të pistë duke keqpërdorur e manipuluar gjendjen sentimentale të agjëruesve dhe muajin e Ramazanit. Për këtë të fundit dhe për pisllëkun e Kurtit në Maqedoni do të shkruaj së shpejti!”, ka shtuar deputeti.