Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, teksa ishte duke folur për dy vitet e Qeverisë Kurti, tregoi se një homolog nordik i ka thënë asaj në njërën prej takimeve të zhvilluara se ajo është “ylli i ndritshëm i demokracisë në rajon”.
Ajo po ashtu u shpreh se një mërgimtar nga Danimarka para qytetarëve të Kaçanikut tregon se sa krenar dhe i lehtësuar ndihet.
“Po e citoj ‘më në fund mediat dhe politikanët në Danimarkë po flasin me admirim dhe respekt për politikën e vendit tim, gjë që më bën të ndihem shumë krenar”, u shpreh ajo.
“Një homolog i imi nordik në njërën prej takimeve na thotë ‘you are the shining star of democracy in the region”, që do të thotë jeni yll i ndritshëm i demokracisë në rajon”, theksoi Gërvalla.


