Showtime

“Jeni shumë të këqinj”/ Donaldi duke pritur Borën, reagon Semi: Ka djersë të ftohta

10/23/2021 00:57
nga:Gazeta Blic

Teksa Donaldi dhe Semi panë që Bora Zemani ishte jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nisën reagimet e para.

Donaldi: Jeni shumë të këqinj.

Semi: Ka djersë të ftohta. Ditën që po diskutohej për këtë situatë, po e ngacmoja se vdes për këtë situatë. Ishte njeriu më i dashuruar në botë. Donaldi nuk e thotë këtë se është i turbullt por jam i sigurt.

Ndërkohë, Bora Zemani ka surprizuar mikeshën e saj më të mirë, Semi Jaupaj, e cila është një prej personazheve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sapo janë takuar, Semi ka vrapuar për ta përqafuar Borën dhe nuk kanë munguar lotët.

Ndërsa Semi i tregonte se përqafonte me Donaldin sepse donte të ndjente energjinë e saj sa herë që ndihej keq.

Semi: Si qaj unë me ty si fëmijë…

Bora: Pse duhet të bësh kështu?

Semi: Më ka marrë shumë malli. Sa herë mendoja mos kalon këtu dhe doja të ndjeja energjinë tënde sa herë isha keq dhe shkoja përqafoja te Donaldi për të ndjerë energjinë tënde. Pse thonë ashtu që na shohin ndryshe jashtë? Unë e di që ti nuk e ke atë mendim.

Bora: Çke ti si të shohin jashtë? Kujtohu për çfarë u fute këtu. E ke sfidë personale këtë, e ke sfidë me veten.

Semi: Je mërzitur për gjërat që kam treguar?

Bora: Nuk keni lënë gjë pa thënë.